Report TV -48 persona me COVID-i,shënohet rasti i parë në Gjirokastër

  • 4 years ago
TIRANË- E shtuna ka shënuar një rritje rekord të numrit të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, shifër e cila nuk është regjistruar as atëherë kur është cilësuar "piku i pandemisë". 48 raste janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, e ndërsa ka pasur një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e sotme ka shënuar rastin e parë.