Wake Up/ Kontrollet radiologjike, pacientët rrezik nga rrezatimi. Flet mjeku Arben Rroji

  • 5 years ago
Në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza? këtu në Tiranë, dhe posaçërisht në Shërbimin e Radiologjisë Neurologjike bëhen rreth 500 rezonanca magnetike në muaj dhe 300 ekzaminime me skaner. Por një pjesë e mirë e tyre, konsiderojnë mjekët e këtij Shërbimi, janë të panevojshme, madje të rrezikshme për ata që i kryejnë kot. Pavarësisht përfitimeve që sjellin ekzaminimet radiologjike si grafia, skaneri, rezonanca magnetike, ato kanë edhe efekte anësore tek pacienti për shkak të rrezatimit që përcjellin.
Për këtë arsye, mjekët radiologë së fundmi u kanë kërkuar mjekëve të familjeve, por edhe specialistëve nëpër qendra shëndetësore të mos i bien shkurt duke i orientuar pacientët për ekzaminime radiologjike si skaner apo rezonancë magnetike kur diagnoza mund të përcaktohet edhe me një grafi apo ekografi. Sipas mjekëve, rrezatimi është një ndër shkaqet e zhvillimit të tumoreve në organizëm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended