Top News - SHBA, virusi/ Korona “rrethon” Shtëpinë e Bardhë

  • 4 years ago
Një ditë më parë u mësua se tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me persona të infektuar pozitivisht me COVID-19.

Sipas njoftimeve zyrtare dhe atyre të mediave, Anthony Fauci, anëtar i rëndësishëm i grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, konsiderohet relativisht pak i rrezikuar, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij. 79-vjeçari Fauci është testuar negativisht për COVID-19 dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht. Një situatë e ngjashme e prêt dhe drejtorin e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 68 vjeçarin Robert Redfield si dhe komisionerin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn.

Por ndërkohë, shqetësime të mëdha rrethojnë dhe situatën e vetë zëvëndespresidentit Mike Pence. Shtëpia e Bardhë deklaroi se ai nuk është në vetëizolim, por do të tregohet i kujdesshëm duke ruajtur distancat pasi një pjesëtare e stafit rezultoi pozitiv. Të premten, Katie Miller, sekretare shtypi e Pence dhe gruaja e njërit prej këshilltarëve të Presidentit Trump, rezultoi e prekur nga sëmundja, duke ngritur alarmin se virusi mund të ishte përhapur brenda rrethit më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Numri i të konfirmuarve me COVID-19 në SHBA është mbi 1,3 milion ndërsa i të vdekurve mbi 78,600.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#StephenHahn#TopChannel

Recommended