Baton Haxhiu: Pjesemarrja e Kosoves ne marreveshje, nje show ne Shtepine e Bardhe

  • 3 years ago
Mbrëmjen e sotme emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ka nisur sezonin e ri. Gazetari Blendi Fevziu e startoi puntatën e parë me temën ?Marrëveshja Kosovë-Serbi?. I ftuar në studio ka qenë edhe gazetari Baton Haxhiu i cili është shprehur se kjo marrëveshje e nënshkruar nuk ka peshë implimentuese. Gjithashtu tre nga pikat e kësaj marrëveshje kanë qenë pjesë edhe e disa marrëveshjeve të tjera europiane.

Haxhiu shprehet se nëse Kosova nuk do merrte pjesë në këtë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, do ishte një gabim historik, por edhe pjesëmarrja e saj ishte një show në Shtëpinë Bardhë për një marrëveshje që nuk sjell asnjë gjë në implementimin e saj.

Blendi Fevziu: Baton si e sheh marrëveshjen në tërësi dhe kush janë pikat e forta dhe të dobta?

Baton Haxhiu: Në këtë marrëveshje nuk ka as pika të dobta as të forta sepse përveç tre pikave që janë në marrëveshje, kanë qenë brenda disa marrëveshjeve që kanë qenë europiane. Ajo që është negociuar edhe nga presidenti Hashim Thaçi pika e cila ka të bëjë me Izraelin ka qenë shumë diskutabile që një vit e gjysmë më herët, gjatë negociatave për arsye se Turqia edhe atëherë ka qenë kundër vendosjes së ambasadës dhe për faktin që Kosova insistonte që të konkuronte për Interpol, atëhere ka qenë një tërheqje nga kjo.

Asnjë marrëveshje e nënshkruar nuk ka peshën implimentuese e para. E dyta për arsye se të gjitha këto janë në dokumentat europiane. Po të mos kishte marrë pjesë Kosova do të bënte gabimin e madh historik për shkak të prezencës në Shtëpinë e Bardhë, por gjithashtu edhe pjesëmarrja e saj në Shtëpinë e Bardhë në këtë marrëveshje, përveçse një show në Shtëpinëe Bardhë, për marrëveshjen nuk sjell asnjë gjë në implementimin e saj. Unë besoj se e gjitha kjo do të mbartet në Bruksel. Ky është momenti i fundit që SHBA do të angazhohet për Kosovën në të ardhmen.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended