Top News - Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti i Kosovës: Presim rezultate sepse ndërhynë SHBA
  • 4 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e 27 qershorit në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan.


Gjatë një konference për media të martën, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se është e përkushtuar që të marrë pjesë në këtë proces të negocimit.Ai po ashtu ka thënë se ky proces ka mbështetjen e plotë të presidentit amerikan, Donald Trump.

?Qëndrimi i SHBA-së dhe ftesa për 27, për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. E para, pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së, të vetë presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë por edhe vizionin e ambasadorit Grenell?, shprehet Thaçi.

Ai ka theksuar se përkushtimi amerikan është që nga procesi i dialogut të rezultojë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

?Uashingtoni e ka thënë qartë se ky proces, dhe kjo është thënë qartë në letrat që i ka dërguar vetë presidenti Trump, që ky proces është për njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë?, shton Thaçi.

Presidenti Thaçi nuk është i sigurt ndërkohë nëse do të takohet me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajcak që pasditen e të martës nis takimet në Kosovë. Thaci ka thënë më herët se do të takohet me Lajcak vetëm nëse ai ka diçka konkrete për të thënë për sa i takon liberalizimit të vizave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaçi#DonaldTrump#TopChannel
Recommended