Wake Up/ Inxhinerët: Ja "formula" e ndërtesave që i rezistojnë tërmetit

  • 4 years ago
Vetëm një muaj e gjysmë pas konstituimit, Njësia e Kërkim-Studimit të Sizmologjisë dhe Gjeoshkencës pranë Akademisë së Shkencave përgatiti raportin për masat që duhen marrë për futjen e Eurokodit si dhe për garantimin e ndërtimeve të qëndrueshme e rezistente. Ekspertët kanë paraqitur propozimet e tyre për procedurat dhe futjen e Eurokodit 8, për garantimin e strukturave ndërtimore të qëndrueshme e rezistente ndaj tërmeteve. Raporti i dorëzohet edhe Komitetit të Rindërtimit lidhur me kushtet e projektimit të ndërtesave në Shqipëri. Ekspertët theksojnë se ka ardhur koha që Eurokodet të bëhen të detyrueshme me ligj dhe duhen ndërmarrë hapat e shpejtë që të ngrihet një njësi e posaçme, e pandikuar nga faktorë jashtë fushës teknike, e cila do të vërë në zbatim dhe do të mirëmbajë kodet e ndërtimit në përgjithësi dhe të trajtojë në veçanti çështjet e vlerësimeve sizmike të ndërtesave.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended