Wake Up/Koloreto Cukali:Portalet që shpifin, në sitën e bordit të ankesave. Ja si do të funksionojë
  • 3 years ago
Anëtarët e Aleancës për Media Etike (AME) kanë zgjedhur anëtarët e bordit të etikës që do të gjykojë mbi ankesat dhe rastet e tjera të shkeljes së etikës nga mediet online. Ky është një hap para qeverisë që po përgatit nga ana e saj ndryshime ligjore përmes të cilave do të krijohet një bord etike nga Parlamenti me propozim të Qeverisë me synim monitorimin e medies online.
(Në përbërje të bordit të etikës së AME u zgjodhën pesë anëtarët: Dorian Matlija, avokat; Mark Marku, pedagog nga Departamenti i Gazetarisë dhe ekspert i etikës; Klodiana Kapo nga Faktoje.al, Alice Taylor nga Exit.al si dhe Lorin Kadiu nga Citizens-Channel). Bordi, i votuar pa kundërshtime nga anëtarët e Aleancës, do të shqyrtojë ankesat e qytetarëve për mediat e Aleancës dhe rekomandimet e veta do t?ia përcjellë medias përkatëse.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended