Wake Up/100 vjeҫari, Dr.Shk. Ismet Elezi: Kam 80 vite që mbaj ditar. Ja sekreti i jetëgjatësisë sime

  • 4 years ago
Për atë duket se vitet kanë kaluar shumë ngadalë dhe për secilin prej tyre ai ka shumë për të rrëfyer. Bëhet fjalë për Prof. Ismet Elezin, plot 100 vje?, i cili njihet si babai i të drejtës penale dhe kriminologjisë shqiptare. Përtej kësaj ai ka një karrierë të pasur akademike duke shërbyer në detyrat më të larta, nga pedagog tek Fakulteti i Drejtësisë, deri tek prokuror dhe kryetar i byrosë juridike në Këshillin e Ministrave, ndërsa mban gradën doktor shkencash. Profesor Elezi me origjinë nga fshati Fterrë i Sarandës është edhe botues i mbi 36 librave dhe 280 botimeve shkencore. Në vitin 1998, Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndërkombëtar" në Shkencë dhe biografia e tij është botuar në Fjalorin Ndërkombëtar të Biografive. Ai ka udhëtuar në shymë shtete në Evropë, Azi e Amerikë. Që në moshë të re ai nuk është ndalur asnjëherë së shkruari, duke lënë si trashëgimi shumë ditare që flasin jo vetëm për punët e shtetit dhe karrierën e tij por edhe për përjetime krejt personale. Edhe sot, teksa ka ka kaluar pragun e 100 viteve, ai vijon të shkruajë rregullisht duke i vendosur vetes edhe objektiva në këtë drejtim. Ne ishim sot me kameran tonë në shtëpinë e profesorit i cili na tregoi dhe sekretin e jetëgjatësisë së tij. Madje edhe në këtë drejtim ka një objektiv: të arrijë 120 vite jetë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended