‘Kam 15 vite që vij çdo ditë’! Peshkatarët në Vlorë: Pasion, por kur zë prenë është kënaqësi
  • 4 years ago
Më shumë se nevojë ekonomike peshkimi në qytetin e Vlorës është edhe një pasion. Report tv këtë fundjavë ka qenë me disa peshkatarë përgjatë bregdetit te Vlorës. Janë pikërisht ata të cilët peshkojnë me grep kryesisht në Lungomare. Pasioni për peshkimin me grepa vijon të përcillet ndër vite, ndërsa bregdeti vijon të jetë jo pak i frekuentuar nga peshkatarë amatorë të cilët më shumë se për fitim e quajnë thjesht pasion. Në zona të ndryshme të bregdetit sheh peshkatarë të ndryshëm, qytetarë vlonjate, që këtë profesion mundohen ta mbajnë gjallë.

?Thjesht pasion, hajde këtu kalon dy orë dhe ik në shtëpi. Jam 60 e kusur vjeç nga Vlora, të paktën kam nja 15 vjet që vij çdo ditë. Vetëm me grep peshkoj me mjete të tjera jo?. ?Hobi mund ta quaj. Kohën e lirë kur nuk mund ta shfrytëzoj ndryshe vij këtu. Unë jam afër dhe me shtëpi dhe e shfrytëzoj këtu. Qëndroj dy orë apo dy orë e gjysmë?. ?Unë vij nga ora 7 e mëngjesit rrit deri në 9 e gjysmë dhe iki. Është pasion pastaj kur zë peshk është kënaqësi ajo kushdo të jetë?. ?Më shumë është për pasion sesa për fitim, thjesht qejf. Kam peshkuar që i vogël në Vjosë, pastaj ka 3 vite këtu, thjesht dal për pasion? thanë disa prej tyre.
Recommended