Ora News - Shpërndarja e Parlamentit? Balla: "Presidenti Meta t'i vijë anash Kuvendit"

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet Presidenti Ilir Meta do të shpërndajë parlamentin pas 15 marsit nëse nuk merret parasysh dekreti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Balla: Shqipëria është republikë e pastër parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti Ilir Meta i zgjedhur nga kuvendi e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës së presidentit për të pasur këtë në marrëdhënie me kuvendin. Kuvendi e shkarkon presidentin dhe procesi i shkarkimit certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti thënë në gjuhën popullore i vjen anash kuvendit për të shpërndarë kuvendin

Balla tha se dekretin e presidentit do ta shikojnë sapo të depozitohet në Kuvend, por sipas tij nëse argumentet janë me gjuhë rruge nuk do të konsiderohet.

Balla: Unë shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë përfshirë gjuha e rrugës, por të ketë argumente të qenësishme dhe më pas kuvendi në bazë të raportit të shprehet me votë, edhe pse unë dua të ndaj me ju qëndrimin se jam i bindur që ato ndryshime të kryera nga kuvendi me një shumicë të cilësuar janë ndryshime që përmbajnë mekanizma të domosdoshme zhbllokues në rastet kur zyra të shtetit uzurpohen nga persona që risjellin historitë e vjetra të emërtesave të institucioneve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shperndarja-e-parlamentit-balla-meta-ti-vije-anash-kuvendit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended