RTV Ora - Meta i kthen Kuvendit ndryshimet në Kodin Penal: Rrezik për qytetarët
  • 5 years ago
#rtvora

Kodi Penal ka vënë edhe njëherë përballë Presidentin Ilir Meta dhe mazhorancën e majtë. Neni 12 i ndryshuar, që prek protestat e opozitës nuk e ka shqetësuar Presidencën, por kreu i shtetit i kërkon Kuvendit përmirësimin e neneve 3,6,7 dhe 11 me argumentin që ndryshimet mund të krijojnë rrezik për cenimin e parimit të sigurisë juridike të shtetasve apo dënimin pa ligj.

Sipas institucionit të presidentit neni 3, që parashikon veprën penale të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, krijon mbivendosje me dispozitat e tjera të Kodit Penal dhe nuk është në harmoni me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ndërsa Neni i 6 që rregullon dënimet për ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës, sipas Metës përmban shprehje abstrakte, duke krijuar rrezik që të sjellë një precedent në ushtrimin e ndjekjes penale apo dhënien e dënimeve në mënyrë jo proporcionale

Ndërsa një tjetër nen i kthyer për rishqyrtim i cili ka të bëjë me transportin e mbetjeve krijon mbivendosje me dispozitat e tjera të Kodit Penal dhe nuk është në harmoni me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ilir Meta ka dalë në krah të kafshëve, pasi sipas tij nenin 11 nuk rregullon situatën ku pasoja në shëndetin e një personi, plagosja e rëndë nga kafsha mund të ndodh në banesën e pronarit të kafshës. Pra sipas dispozitës së miratuar nëse ndodh në këtë ambient, duket se nuk kemi braktisje dhe normalisht, as dhe përgjegjësi penale.

Në fund të arsyetimit Presidenti i ka kërkuar Kuvendit që të jetë më përgjegjës për hartimin dhe miratimin e dispozitave të Kodit Penal për të shmangur rrezikun për cenimin e parimit të sigurisë juridike të shtetasve apo dënimin pa ligj, pasi sipas tij vendi është pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-kthen-rishqyrtim-kodin-penal

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended