Ora News - Regjizori Budina: I vihem në krah presidentit për të mbrojtur kushtetutën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Fjalën në tubimin e thirrur nga presidenti Meta e ka marrë edhe regjisori Edmond Budina.

Ai është shprehur se ndodhet aty për ta shpëtuar vendin nga diktatura e re duke shprehur mbështetjen për presidentin.

Edmond Budina: 30 vjet më parë ne kishim një ëndërr, ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa. Pas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re e cila mundohet ta përdhosë vendin. Ne kthehemi këtu për të luftuar korrupsioni dhe mafien. I vihem në krah presidentit për të mbrojtur kushtetutën. Nuk kam ardhur këtu si mik i Metës, as si përfaqësues i partive, por për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë e vendit tonë. Nuk duhet të lejojmë që vendi të zbrazet. Unë kam qenë emigrant dhe e di çdo të thotë që të vdesin prindërit dhe ti të mos kesh mundësi ti shikosh. Të mos kesh për të ngrenë dhe të shikosh në parlament ata njerëz që janë pasuruar në mënyrë të pandershme ndërkohë që pensionistët nuk kanë para për ilaçe. Sulltanati nuk do të vendoset në këtë vend, nuk do të mund të zbrazë Shqipërinë. Ne vetë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa duke u shporrur këtë oktapod.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/regjizori-budina-i-vihem-ne-krah-presidentit-te-mbrojtur-kushtetuten

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended