Ora News - Meta 50 min me Bashën në Presidencë: Përpjekje kriminale për të ndryshuar Kushtetutën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vendimi i mazhorancës për të ndryshuar kodin zgjedhor, duke hequr formulën aktuale të koalicioneve parazgjedhore, ka vënë në lëvizje Presidentin.

Në takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, që zgjati 50 minuta, kreu i Shtetit Ilir Meta e ka cilësuar lëvizjen e PS si cënim të rëndë të Kushtetutës. Ora News ka siguruar videon me audio nga takimi në Presidencë.

Madje, Meta hoqi dhe një paralele me ndikimin e zhvillimeve në rajon.

Ilir Meta: Sot janë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe është një gjë pozitive jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe moment reflektimi për të gjithë ne këtu që të japim një mesazh pjekurie dhe përgjegjshmërie.Dua tu falenderoj për bashkëpunimin tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mosrënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes se Teatrit.

Do kërkoja nga ju që ti qëndroni besnikë marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend?mësohet të ketë deklaruar Meta në takim.

Kreu i selisë blu nga ana e tij ka vënë theksin te rreziku që i kanoset procesit të negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE.

Edhe një herë Basha solli në vëmendje tërheqjen nga disa kushte në bisedimet prë ndryshimin e kodit zgjedhor.

Lulzim Basha: Qeveria po bën dy akte të paprecedenta. Së pari, po thyen me vetëdije të plotë, një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE, dhe Britanisë së Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizmin e klimës politike në vend, për t?i hapur rrugë zgjedhjve, në një klimë sadopak normale. Ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne e dimë edhe nga zgjedhjet e 2017-ës, se problemi nuk ka qenë ligji por zbatimi i ligjit. Nga kjo ka buruar dhe kërkesa jonë e pandryshuar për qeveri kujdestare, por për respekt të aleatëve tanë, ne vendosëm mos ta kushtëzojmë marrëveshjen e 5 qershorit me kërkesën tonë konstante të opoztiës, jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë.

Ju e dini se koha ishte esenciale për miratmin e kësaj marrëveshjeje për të patur KQZ-në sa më shpejt, në mënyrë që të bëhet i mundur indentifikimi biometrik. Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas të ashtuquajturës opozitë parlamentare, dhe së fundmi duke dalë hapur, kryeminstri ka vendosur ta hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kushtetutën. Të gjithë i dimë pasojat e këtij vendimi. Rrezikojmë izolim të dytë të Shqipërisë.

E them izolim të dytë sepse izolimi i parë po na ndodh nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian. Ky izolim do të jetë permanent nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegjshmëri e tillë. Së treti, nëse këto ndrys...

Recommended