Report TV - Meta pret në presidencë ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri Yuri Kim
  • 4 years ago
TIRANE- Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka mbërritur në presidencë rreth orës 10:00 të paradites së sotme për të paraqitur letrat kredinciale. Në orën 11:5 Kim do të mbajë në ambasadë fjalimin e parë në cilësinë e kryediplomates së SHBA në vendin tonë.

Kim mbërriti në Shqipëri të mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.
Recommended