RTV Ora - Trump emëron ambasadoren e SHBA në Shqipëri
  • 5 years ago
#rtvora
Presidenti Donald Trump ka emëruar si Yuri Kim nga Guami si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e SHBA në Shqipëri, tha Shtëpia e Bardhë në faqen e saj zyrtare.

Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

?Trump emëron anëtar të karrierës së Shërbimit të Jashtëm Yuri Kim për të qenë ambasadore në Shqipëri. Më parë shërbeu në role të ndryshme duke përfshirë Drejtorin e Zyrës së Çështjeve Evropiane Juglindore dhe, interesant, anëtar i delegacionit të SH.B.A.-së në bisedimet me gjashtë parti me Korenë Veriore?,- shkruan në një postim në twitter gazetarja e politikës së jashtme, Sarah Elizabeth.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.

Të emëruarit në postet ambasadoriale duhet të konfirmohen nga Senati.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/trump-emeron-ambasadorin-e-shba-ve-ne-shqiperi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended