RTV Ora - Aktorët përplasen me policinë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar
  • 5 years ago
#rtvora #teatrikombetar
Momente tensioni dhe përplasje janë shënuar disa herë paraditen e sotme para Teatrit Kombëtar mes artistëve dhe qytetarëve që nuk duan shembjen e Teatrit dhe policisë së Shtetit. Që në orët e para të mëngjesit policia kishte rrethuar institucionin dhe artistët denoncuan se ishin dhunuar nga policia për tu larguar dhe liruar hyrjen disa punonjësve të administratës që ishin ngarkuar me procesin e invetarizimit të materialeve.

Artistët kërkuan të hynin brenda për të parë se çfarë po ndodhte brenda ambienteve të Teatrit por ata nuk u lejuan nga policia. Kjo shkaktoi disa herë përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve.

Të ndodhur në këto kushte, regjisori Edmond Budina, mes emocioneve dhe dridhjes së zërit kërkoi ndihmën e të gjithëve për të mos lejuar prishjen e Teatrit.

Edmond Budina:"Nuk mund te dhunohet ky tempull. Ky vend eshte i shenjtë. Teatri i ri të bëhet diku tjetër. Ju lutem na mbeshtesni eshte vlera e jone. Po ruajme institucionet nga vjedhja e oligarkeve"

Përballja ishte e fortë, duke e lënë edhe pa këpucë regjisorin Robert Budina.

Robert Budina: Është vetëm drejtori organizativ i TK. Të gjithë të tjerët që janë futur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet të futemi brenda. Jemi njëlloj si ata.

Pse këta punëtorët e tjerë u lejuan mor zoti polic dhe ne nuk u lejuam? Ata ishin si ne, nuk janë punëtorë të TK. Pra, ju e shihni që nuk e kanë një përgjigje dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të kuptojmë se çfarë po ndodh në TK. Çfarë po bëjnë zotërinjtë që janë futur brenda, që nuk janë punonjës të TK? Po vënë bomba për ta djegur, siç dogjën atë tek Bashkia? Do shkaktojnë ndonjë skandal? Çfarë është kjo punë? Këta nuk na lënë të futemi brenda.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vijon-tensioni-dhe-perplasjet-para-teatrit-kombetar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended