Ora News - Roja Bregdetare vijon kërkimin për personin e humbur në Currila

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vijon operacioni i kërkimit të një personi të humbur në Currila të Durrësit.

Motovedeta e Rojës Bregdetare P-118 dhe e Policisë Kufitare po vazhdojnë kërkimin në det për këtë person, pasi dyshohet se është mbytur.

Më herët ditën e sotme një varkë me dy peshkatarë është mbytur në zonën e Currilave.

Sipas policisë, një prej peshkatarëve, Ilir Bardheti, 40 vjeç, është shpëtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa tjetri Ardian Mërkuri 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

"Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallgëve pedaloni është përmbysur. Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I.B, rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur", - sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/roja-bregdetare-vijon-kerkimin-personin-e-humbur-ne-currila

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended