Roja Bregdetare Shqiptare shpeton velieren amerikane

  • 5 years ago
Një veliere me flamur amerikan që po udhëtonte drejt Shqipërisë u bllokua në Kanalin e Korfuzit. Për shkak të një defekti në motor, veliera dha sinjalin e emergjencës. Në drejtim të saj u nisën motovedetat P-03 dhe P-05 të Flotës Detare. Në bordin e velierës me flamur amerikan ndodheshin tre persona me nënshtetësi izraelite; kapiteni Tsafrir Lederman, Moshe Navot dhe Liana Navot. Mjeti lundrues ishte nisur nga Dubrovniku dhe kishte destinacion Sarandën. Motovedeta u ankoruar në portin e Sarandës pas defektit që pësoi.

Recommended