Anija shqiptare “Oriku” shpëton 111 emigrantë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo anije me emigrantë e cila po lundronte në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë ka mundur të shpëtohet nga forcat detare shqiptare. Anija ?Oriku? i ka dorëzuar rojës bregdetare turke 111 refugjate nga Siria, Iraku e Palestina të cilët po udhëtonin drejt Greqisë. Pas një nate intensive dhe 3 operacioneve të zhvilluara në det të hapur është bërë e mundur shpëtimi i tyre nga ujërat e detit Egje. Lajmin e ka publikuar përmes rrjeteve sociale edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me pamjet e operacionit të shpëtimit të 111 emigrantëve.

Recommended