Egje, mbytet anija me emigrantë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër tragjedi është shënuar ne Detin Egje. Nje anije e vogël qe transportonte emigrante është përmbysur ne brigjet e ishullit grek Kalymnos. 4 persona jane mbytur, tre prej te cilëve fëmije. 11 emigrante arritën te shpëtonin fale ndërhyrjes se rojave bregdetare greke, ndërsa vijojnë kërkimet per nje tjetër fëmije qe rezulton i zhdukur. Tragjedia e radhës e emigranteve ndodh, ndërsa mijëra refugjate vazhdojnë endjet neper Europe per te mbërritur ne destinacionet e preferuara, Austri dhe Gjermani. Në mesnatë Hungaria mbylli kufirin me Kroacinë, me synimin për te mos lejuar kalimin e emigranteve siriane, irakiane e afgane. Një muaj me pare Hungaria kishte mbyllur edhe kufirin me Serbinë, në përpjekje për ndaljen e emigrantëve, që përdorin rrugët tokësore. Ne këto kushte, shume emigrante janë detyruar t?i drejtohen Sllovenisë me autobusë. Per Ministrin e Jashtëm hungarez kjo është zgjidhja me e mire per momentin dhe emigrantët ende mund të aplikojnë për azil në Hungari nëpërmjet dy zonave transite të kufirit. Autoritetet sllovene ndërkaq kane shtuar numrin e policive ne kufirin me Kroacinë dhe kane njoftuar se do te vazhdojnë te pranojnë emigrante, per sa kohe qe kufijtë e Austrisë dhe Gjermanisë te jene te hapura.

Recommended