Top News - Roja bregdetare nuk vepron në plazh/ 20 të mbytur në det
  • 3 years ago
Në harkun kohor të këtyre tre muajve të sezonit veror në të gjithë plazhet e Shqipërisë ka pasur viktima nga mbytjet në det. Jo pak, por plot 20 persona të paktën sipas shifrave zyrtare janë mbytur në det dhe Liqenin e Shkodrës.
Por, ajo që duhet thënë ka të bëjë me pasigurinë gjithnjë e në rritje të pushuesve, për shkak të mosfunksionimit të strukturave të ndërhyrjes. Pavarësisht nga kjo, Shqipëria ka një ligj të posaçëm që prej vitit 2002 dhe me ndryshime të tjera 5 vjet më vonë për Rojen Bregdetare.
Në nenin 5 të këtij ligji janë përcaktuar saktësisht detyrat e Rojes Bregdetare. Ajo ka për detyrë të zbatojë legjislacionin shqiptar dhe aktet e normat e së drejtës ndërkombëtare, të pranuara nga Republika e Shqipërisë, në hapësirën detare shqiptare; të japë asistencë për sigurimin e lundrimit detar dhe sigurimin e jetës në det, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë bën pjesë, i ka ratifikuar ose ka aderuar në to.
Por të pyetur në rastet e mosfunksionimit të Rojes Bregdetare për të mbyturit, burimet thonë se pavarësisht pikës b të ligjit, sqarohet se nuk ka rol detyrues e aq më pak kur flitet për plazhe. Sipas tyre ligji ka vlerë në rastet e ndërhyrjes të rrezikut të shumë personave, siç mund të jenë gomone, apo anije.
Sipas autoriteteve të Rojes Bregdetare detyrat e tyre kanë të bëjnë edhe me parandalimin dhe ushtrimin e kontrollit për kalimin e paligjshëm të mjeteve lundruese, të mallrave dhe njerëzve në hapësirën detare shqiptare; afrim, bordim, inspektim, ndalim, kapje dhe bllokim të mjeteve dhe personave që shkelin legjislacionin detar, si dhe shoqërimin e tyre në portin më të afërt, sipas rastit.
Në ujërat e brendshme Roja Bregdetare ofron ndihmë dhe bashkëpunon me Policinë Kufitare, me kapiteneritë e porteve e me institucione të tjera shtetërore. Por në kaq shumë detyra me ligj, asnjëherë nuk ka shfaqur eficencë gjatë sezonit për të pasur sa më pak viktima në plazhe gjatë sezonit të verës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rojet#Bregdetare#TopChannel
Recommended