Vendimi i Kurtit/ Be e SHBA qëndrime të kundërta

  • 4 years ago
Qeveria e Kosovës, javën e ardhshme do të marrë vendimin për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media.

Por, këto masa, të cilat çojnë hap pas hapi deri te heqja e taksës me kushte të caktuara, nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter, ka shkruar se ?nuk i mbështetë masat gjysmake të kryeministrit Kurti?.?Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht.

Kurti është duke bërë një gabim serioz ? dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë?, ka shkruar Grenell. Për dallim nga qëndrimi i SHBA-së, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit të Kosovës, për nisjen e heqjes së tarifave për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate ka thënë se ?ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian?.

Por edhe vetë koalicioni qeverisës, i përbërë nga vetëvendosje dhe LDK nuk ka qenë plotësisht unik në lidhje me taksën. Zv kryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha pas vendimit të Kurtit se LDK nuk do të qëndrojë në qeveri nëse taksa hiqet pa u zëvendësuar me reciprocitetin. Ndërsa kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, thotë se do të diskutohet për temën me kryeministrin

Ish kryeministri Haradinaj në anën tjetër e konsideroi vendimin dorëzim para Serbisë. Ndërsa kryetari i PDK, Kadri Veseli, tha se vendimi i Kurtit nuk ishte asgjë e re.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurti#SHBA#TopChannel

Recommended