Teatrin do e ndërtojë Bashkia, fondet do t’i kërkohen qeverisë

  • 4 years ago
Tirana do të ketë një teatër të ri modern, që plotëson të gjitha kërkesat e komunitetit të artistëve. Në një lidhje direkte për Top Channel, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se qeveria dhe bashkia kanë marrë përsipër të ndërtojnë me fondet e tyre teatrin e ri, pasi kërkesat e reja shtesë nga artistët nuk plotësoheshin dot nga kompania.


Veliaj sqaroi se me propozimin dhe vendimmarrjen që mori sot Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare, do të realizohet i njëjti projekt i teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do të jetë qeveria dhe bashkia operatori që e realizon, duke i dhënë Tiranës një teatër modern për për 100 vitet e tjera.

Lidhur me reagimin e kryetarit të PD , Veliaj deklaroi se qartazi shqetësimi i Bashës është humbja e një biznesi sepse nuk arriti që të gjobiste biznesmenin e radhës. Veliaj nënvizoi se Basha po shkon drejt një humbjeje të sigurt, ndërsa Rama drejt një mandati të tretë si kryeministër. Kreu i Bashkisë u shpreh se koha ka treguar se ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës dhe Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, hapësirave publike u është kthyer dinjiteti.

Intervista e plotë:

Cila ishte arsyeja që kompania që do ndërtonte kompleksin e teatrit u tërhoq?
Veliaj: Përshëndetje Genta, të falenderoj për ftesën dhe pyetjen. Nuk kemi një tërheqje të kompanisë, kemi një negociatë dy mujore midis Bashkisë së Tiranës dhe komisionit ku ka edhe dy artistë që janë anëtarë të komisionit, drejtori i teatrit dhe një përfaqësues i regjisorëve dhe në këtë negociatë dy mujore, kompania bëri një ofertë jashtëzakonisht bujare që ishte oferta fillestare për të ndërtuar teatrin, ndërkohë që artistët kanë pasur kërkesa mbi atë ofertë. Është kërkuar fjala vjen një skenë rotative nga më modernet, ajo që përdoret sot në Broduej, diçka që e shtoi koston e realizimit të veprës së teatrit përtej kostos fillestare që kishte propozuar kompania dhe që tejkalonte biznes ? planin e saj, ndaj nuk patëm një konflikt, patëm një ndarje në paqe, falenderuam kompaninë por për sa kohë që oferta tejkalohej morrëm përsipër që ta bëjmë ne këtë investim, si Bashki e Tiranës, njësoj siç bëjmë një shkollë, siç bëjmë sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri, lodrat tek liqeni apo bulevardin e ri. Bashkia e Tiranës i ka kapacitetet dhe për sa kohë që doli përtej biznes ? planit të kompanisë, çfarë ishte e gatshme të ofronte i thamë faleminderit por rrugët tona pas këtyre dy muaj negociatash ndahen këtu dhe ne teatrin do e bëjmë vetë, ndërkohë që pjesa tjetër, pjesa mbrapa është një pronë e Bashkisë së Tiranës e cila nëse do negociohej pas teatrit do e shtynte kalendarin edhe për disa muaj të tjerë, pra ne mund të shkonim në një realizim të veprës në katër apo pesë vite. Me propozimin dhe vendimmarrjen që mori sot Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare, ne do realizojmë të njëjtin projekt të teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do jemi ne operatori që e realizon, pra do bëjmë teatrin e propozuar të Bjarke Ingels, një teatër modern për 100 vitet e ...