Celula e kontrabandistëve/ Kush janë 7 personat tregtarë rrobash e taksistë që kërkohen nga policia

  • 4 years ago
KORÇË- Kontrabandimi i 4 trajlerave, me veshmbathje dhe goma makine nga një grup, i përbërë nga persona me banim në Bilisht dhe Korçë, ka sjellë shpalljen në kërkim të 7 personave si të dyshuar në implikimin e kësaj ngjarje.

Pritet që në ditët në vijim policia dhe prokuroria e Korçës, të konkretizojë në arrestime të tjera për këtë rast të kontrabandimit të mallrave nga pika kufitare me Maqedoninë, ku kjo celulë kontrabandistësh dyshohet se e ka të përsëritur këtë aktivitet kriminal. Hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria, rezulton se në këtë veprimtari kriminale janë Elton Zoto, i cili dyshohet se ka dhe një proces të hapur në prokurorinë e Tiranës për akuzën e mashtrimit me TVSH-në. Që prej datës 8 dhjetor e në vazhdim, Zoto rezulton në kërkim nga prokuroria e Korçës. Mes personave që janë shpallur në kërkim janë dhe Artur Yzeir, një tregtar veshmbathjesh, Arjan Pani edhe ky një tjetër tregtar veshmbathjesh me pakicë në Korçë, Astrit Hoxha, Dhimitër Kërthi, Niko Stojan tregtar në Korçë dhe Mimi Kello nga Bilishti që punon si taksist. Të shtatë këta persona po ndiqen nga prokuroria dhe policia e Korçës, si personat përgjegjës që kanë organizuar në forma të ndryshme, kalimin kontrabandë të 4 kamionëve me veshmbathje dhe goma makine nga pika e kalimit kufitar të Goricës.

Recommended