Ora News - Koronavirusi: Në Shqipëri 8 raste të dyshuara por dolën negative

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e koronavirusit. Në një dalje për mediat, Eugena Tomini, nga ISHP, u shpreh se deri më tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus. Ajo u shpreh se kanë qenë në total 8 raste të dyshuara me këtë infeksion, por pasa analizave të kryera kanë rezultuar negative.

Eugena Tomini: Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar dhe kanë rezultuar negativ në Institutin e Shëndetit Publik. Theksojmë se diagnoza e koronavirusit kryhet vetëm nga laboratori i virologjië.

Nga survejanca e përforcuar në të gjitha pikat kufitare, janë vlerësuar 4700 historik udhëtimi nga vendet e prekura me infeksion komunitar. Rekomandojmë për këta persona, që kanë historik udhëtimi në zonat me infeksion komunitar, dhe që kanë shfaqur shenja gripi, të njoftojnë autoritet. Theksojmë dhe njëherë shtimin e masave hijeno-sanitare.

Më tej, Tomini u shpreh se Ministria e Shëndetësisë po monitoron shitjen e maskave në treg, pas njoftimeve për abuzim me çmimin e tyre.

Eugena Tomini: Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, ne po e monitorojmë situatën në fjalë të shitje së maskave. Kemi eksperiencën mjaft të mirë të rasteve që kanë ardhur nga Kina. Ne i kemi vlerësuar këto raste siç është vetëkarantinimi. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet dhe vlerësohet në bazë të masave të rekomanduara nga OBSH. Udhëtarët kanë marrë udhëzimin e duhur për vetëkarantinim.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-ne-shqiperi-8-raste-te-dyshuara-por-dolen-negative

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended