Ora News - Armë, drogë dhe para, në pranga 4 persona nga Tirana

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim me akuzën e shitjes së lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Në kudër të operacionit të koduar "Parkimi" u arrestuan shtetasit:

K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge ?dhe ?Moskallëzimi i krimit?.

E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Moskallëzimi i krimit?.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Armëmbajtje pa leje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta" dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

"Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë. Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro", sqaron policia.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në pakingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arme-droge-dhe-para-ne-pranga-4-persona-nga-tirana

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended