A do e mbështesë Metën në 2 mars? Basha thotë se do të flasë të shtunën
  • 4 years ago
Në 1 vjetorin e djegies së mandateve dhe protestave opoztiare Lulzim Basha shmangu komentet politike nëse do e mbështeste Ilir Metën në manifestimin e thirrur më 2 mars.


Përvjetorin e parë të braktisjes së Parlamentit, Partia Demokratike e përkujtoi me një konferencë për shëndetësisë. Zotimi i parë i Lulzim Bashës ishte zhberja e koncesioneve korruptive.

?Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale. Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione e PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 mln euro në vit. vendimi i parë anulimi i PPP dhe vënia para ligjit e përgjegjësve?, tha ai.

Replika e vetme që kishte me Edi Ramën ishte për zotimin e Kryeministrit për kthimin e mjekeve nga diaspora: ?E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejmë mjekët nga diaspora. A ka kufi marrëzia. Po ti mbaj njëherë këta që ke këtu?.

Lulzim Basha premtoi rritjen e pagave për personelin shëndetësor në 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Basha#PDTopChannel
Recommended