Data e zgjedhjeve/ Basha nis takimin në Presidencë me Metën, harron të takojë këshilltarin

  • 3 years ago
Që prej orës 12:00, ka nisur takimi i Presidentit Ilir Meta me kryetarin e PD, Lulzim Basha, për t?u konsultuar mbi ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.


Kreu i PD-së, Basha është i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi. Pak më parë Meta u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit u shpreh se është i gatshëm të pranojë çdo datë për zgjedhjet përveç 2 Majit.

Ndërkohë Basha por në një moment çohet sërish pasi ka lënë pa takuar këshilltarin e Metës për mediat, Tedi Blushin.

PJESË NGA BISEDA:

Basha: Si kalove, si jeni? Më fal! *çohet prapë dhe takon Tedi Blushin.

Kreu i shtetit tha se data e zgjedhjeve i paraprin përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës.

Meta tha se data e zgjedhjeve duhet të jetë sa më e pranueshme.

Presidenti Meta: Faleminderit për disponimin tuaj si përfaqësues të PD, si opozita kryesore dhe opozitës në tërësi, mendoj që caktimi i datës është pjesë e përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës e duke parë hapësirat e kushtetutës, kërkojmë të jetë një datë sa më e pranueshme.

Lulzim Basha: E vlerësoj shumë ftesën si kryetar i PD dhe aleancës opozitare.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#LulzimBasha#TopChannel

Recommended