Integrimi evropian/ Kosovë, partitë premtojnë bashkëpunim

  • 4 years ago
Pas krijimit të institucioneve të Kosovës më 3 shkurt, në Kuvendin e Kosovës është konstituar edhe Komisioni për Integrime Evropiane.


Kryetari i tij, Armend Zemaj, tha se komisionin e presin detyra të rëndësishme dhe për këtë, është i nevojshëm kapërcimi i barrierave pozitë-opozitë.

?Na presin detyra dhe obligime shumë të mëdha në avancimin e rrugës sonë drejt integrimeve tona evropiane, por mos të harrojmë edhe ato euroatlantike. Andaj edhe si pjesë e reformave dhe të avancimit të agjendës evropiane kërkohet angazhim dhe punë e përbashkët. Ky komision i tejkalon raportet pozitë dhe opozitë kështu është praktikuar edhe në të kaluarën?, thotë Zemaj.

Për anëtaren e komisionit nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, fokusi duhet vendosur tek liberalizimi i vizave.

?Është shumë e nevojshme që të shtrihet një fushatë e re në raport me intenstifikimin e agjendës sonë për çështjen e vizave e di që është njëra prej temave kryesore që prek qytetarët e vendit?, thotë Deliu.

Edhe anëtarët e tjerë të komisionit kanë shprehur mbështetje për procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke premtuar se për ecjen drejt këtij qëllimi, nuk do të ketë pengesa partiake.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Itegrim#TopChannel

Recommended