Kontrolle me radarë për Shën Valentin! Sa ishte numri i shoferëve që u kapën të dehur

  • 4 years ago
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit ka bërë me dijeni se gjatë aksionit të tyre, mbrëmjen e 14 shkurtit, e cila korrespondon me festën e Shën Valentinit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.


Ndikimi nga alkooli varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.43 mg/l ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 16 shkurt vetëm tre raste që varionin nga 0.26 mg/l deri në 0.33 mg/l, asnjë drejtues mjeti i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur as natën e festës e as gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm.

Po kështu në postim shkruhet se segmenti më problematik, Sauk-Teg dhe unaza e re në tërësi, që ishte kthyer në pistë për të fluturuar drejtuesit e mjeteve dhe jo për të qarkulluar, që ishte kthyer në pistë për gara shpejtësie dhe vrastare për jetën, tashmë nën kontroll të plotë të Policisë Rrugore.

Prej 5 orësh kontroll me radar, vetëm një Leje Drejtimi e pezulluar për shpejtësi 122 km/h dhe 4 masa administrative për shpejtësi nga 110 km/h deri në 116/km.

Kontroll është ushtruar edhe me drager për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apa në gjendje të dehur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaintValentine#Policia#TopChannel

Recommended