Report Tv-Korçë, djali mbyt nënën 85-vjeçare! Kunata: Ishte i dehur, të varet!
  • 5 years ago
Djali i dehur mbyt nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkolizuar. Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari 64 vjeç ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.
Recommended