Report TV - Korçë, djali i dehur mbyt nënën 85-vjeçare

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Një grua e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.

Edhe fqinjët japin dëshmi tronditëse. Thonë se Nesim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij. "Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur", tregojnë banorë të zonës.

Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

Recommended