Kush ishte Shën Tereza, kontributi i pashoq i shqiptares që ia kushtoi jetën të varfërve
  • 6 years ago
Duaje jetën ashtu siç është

Duaje pa pretendime

Duaje kur të duan apo kur të urrejnë

Duaje sa herë që lindesh

e sa herë që je duke vdekur

Por mos duaj kurrë pa dashuri!

Si këto vargje, e qindra të tjerë Nënë Tereza, ajo që ka nderuar kudo vendin tonë, ia kushton ndjenjës që vë në lëvizje boshtin e jetës, dashurisë.

Sot , 2 vjet pas shenjtërimit dhe 21 vjet pas vdekjes së saj, të njëjtat vargje janë po njëlloj aktuale, e i drejtohen kujtdo. Por kush ishte Nënë Tereza, emri i së cilës ka lënë gjurmë në kujtesën shqiptare me humanizmin e pashoq.

Më 26 gusht të vitit 1910, në një familje shqiptare në Shkup të Maqedonisë, nis jeta e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, ose siç e njohin në mbarë botën Nënë tereza.Kolë Bojaxhiu me origjinë nga Shkodra, dhe Drane Bojaxhiu nga Novo Sella e Gjakovës, ishin prindërit e saj, të cilët patën 5 fëmijë, 2 prej të cilëve humbën jetën në fëmijërinë e hershme. Pasi Shkupi i merret Shqipërisë dhe i jepet Maqedonisë më 1 janar të vitit 1918, në bazë të traktatit të Versajës, 1 vit më vonë Nënë tereza, vetëm 8 vjeç humbet babain cili ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe.