Në burg, theu postblloqet! Elbasan, 27-vjeçari akuzohet edhe për aksidentet

  • 4 years ago
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për 27-vjeçarin Aldiron Shehu që i shpëtoi në mënyrë spektakolare postblloqeve të policisë nga Korça në Elbasan ku edhe shkaktoi një aksident të trefishtë me pasojë plagosjen e 5 personave, mes të cilëve edhe një efektiv policie.


Teksa bëri një përmbledhje të ngjarjes së 4 shkurtit Prokurori Ritvan Sukaj nxori bllof policinë e Elbasanit kur deklaroi se ?policia qëlloi në ajër, në momentin që mjeti tip WolksWagen goditi punonjësin e policisë 27-vjeçarin Eugen Abdurrazaku.



Ende nuk dihen arsyet pse policia e Elbasanit mohoi të shtënat në kushtet e ligjshmërisë pasi një punonjës policie u godit.

Ndërkohë mbrojtja e cilësoi aksident ngjarjen e 4 shkurtit ndërsa kërkoi hetim ndaj policisë për mënyrën amatore të veprimit dhe ngritjes së postbllokut në vendin e gabuar.



27-vjeçari Aldiron Shehu akuzohet për veprat penale ?Vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë? dhe ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AldironShehu#Elbasan#TopChannel

Recommended