Gjata te ‘5 Pyetjet’: Jo vetëm përndjekje, djali i deputetit të akuzohet edhe për pengmarrje
  • 6 years ago
Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua dje me akuzën e përndjekjes për rastin Xhisiela Malokut, ndërsa opozita akuzoi sot se shumica i lehtësoi akuzat Rexhep Rrajës. Konstitucionalisti Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e emisionit ?5 Pyetjet nga Babaramo? për të hedhur më shumë dritë për rastin nga ana teknike.

Ai tha se përpos kësaj vepre penale, prokuroria mund të ngrejë edhe akuza të tjera për djalin e deputetit bazuar te ekspertiza. Sipas tij, fakti që ?vajza thotë më mori në shtëpi me makinë, më futi në hotel dhe më mbajti për disa kohë, kjo është heqje e paligjshme e lirisë? dhe është më e rëndë se përndjekja?.

Gjata u shpreh se edhe në rastin e tërheqjes së kallëzimit, ?Shteti ka detyrimin që ti hetojë këto raste?, ndërsa shtoi se ?kanë shkuar dhe kanë paguar te vajza qimet e kokës që të tërhiqet?. Për Gjatën, deputeti Rraja duhet të ishte larguar, por sipas tij me veprimet dhe deklaratat ?Deputeti më shumë se të birin do të shpëtojë vetë?.

Djali i deputetit u arrestua ditën e diel me akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Prokurorja që ka ndjekur këtë rast, është Mirela Kapo, ndërsa gjyqtarja është Enkelejda Hoxha. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar politikën shqiptare.
Recommended