Arrestohet Rexhep Rraja, djali i deputetit te PS

  • 6 years ago
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ishte Gjykata e Krujës që dha paraprakisht masën arrest me burg pas kërkesës së prokurorisë së këtij rrethi e cila po zhvillon hetimet. Menjëherë pas kësaj Policia e Krujës ekzekutoi vendimin duke arrestuar të riun. Ai akuzohet për ushtrim dhune dhe përndjekje të ish-të dashurës së tij, 25-vjeçares Xhisila Maloku.

Kjo lëvizje e organit të akuzës vjen menjëherë pas marrjes së akt ekspertimit mjeko-ligjor i cili vërtetoi pretendimet e vajzës së re të bëra në padinë e parë. Sipas këtij akt ekspertimi, Maloku ishte goditur me qytën e pistoletës në trup, si dhe ishte djegur me cigare nga 24-vjeçari Rraja. Paraditen e së shtunës Prokuroria e Krujës vendosi të ballafaqojë Xhisila Malokun me Rexhep Rrajën. Vajza dha shpjegime për më shumë se 3 orë në prokurori, në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj ish të dashurit dhe më pas tërheqjen prej tij.

Mësohet se prokuroria ka administruar edhe tabulate telefonike të Malokut, për të parë komunikimet e saj me Rrajën. Për këtë çështje vazhdojnë hetimet edhe nga Policia dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për dy oficerët Gentian Çitozi dhe Emiljano Nuhu që kanë marrë në pyetje Xhisiela Maloku. Ata po hetohen për akuzën ?shpërdorim detyre?.

Recommended