Ora News - Gjykim të shkurtuar për djalin e deputetit të PS-së, Xhisiela në gjykatë: Gënjeva
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krujës pranon gjykim të shkurtuar për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku, e cila në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

25-vjeçarja mësohet se ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj.

Në rast dënimi Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. Seanca e rradhës gjyqësore do të mbahet me 4 dhjetor.

Në seancën e parë të procesit me 25 tetor, avokatët e Rrajës thanë se klienti i tyre nuk i pranon akuzat, teksa parashkruan kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Kjo e fundit vazhdon t'i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjykim-te-shkurtuar-djalin-e-deputetit-te-ps-se-xhisiela-ne-gjykate-genjeva
Recommended