Audiopërgjimi: "Burg" për "Babalen" akuzohet për kallëzim të rremë, në hetim dhe gazetari Olldashi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë "arrest me burg për Albert Veliun.

Veliu është personi i njohur si "personazhi X' në audiopërgjimin e publikuar nga PD, për të cilën demokratët e quanin provë se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

Albert Veliu i cili njihet dhe me pseudonimin "Babale" akuzohet për 'kallzim të rremë në bashkëpunim" dhe "kalim të paligjshëm të kufirit". Prokuroria i kërkoi sot gjykatës vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa mësohet se vendimet i janë dorëzuar policisë për tu ekzekutuar.

Gjithashtu është kërkuar "Detyrim me paraqitje" për gazetarin Jetmir Olldashi i cili dorëzoi videon PD.

Arrest me burg do kërkohet dhe për Fredi Alizotin mbi të cilin rëndon akuza e Kallzimit të rremë. Ai është kunati i Veliut dhe mësohet të jetë personi që në disa raste dublon në videopërgjim Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep dëshmitarit X.

Prokuroria për Krime të Rënda në një njoftim për mediat informon: "Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të ?Trafikimit të narkotikëve? parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis ?Bashkëpunëtorit X? dhe ?Agronit? ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të ?Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim? parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-kerkon-arrest-me-burg-babalen-e-audiopergjimit

Recommended