Ora News - Dëshmia e oficerit, Balla padit Bashën për kallëzim të rremë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas publikimit të intervistës së ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili pretendonte se deputetët taulant Balla dhe Rrahman Rrahja e kishin kërcënuar me armë në ambientet e policisë, kryetari i grupit parlamentar socialit ka depozituar një padi penale mbi këtë çështje.

Në padinë e tij, Balla kërkon hetimin e Lulzim Bashës për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kallëzimit të rremë për një krim të pakryer si dhe për fyerje.

Padia e deputetit socialist shkon edhe për ish oficerin Emiljano Nuhu për të njëjtat akuza ndërsa për kallëzim të rremë Balla akuzon edhe gazetarin Basir Çollaku.

Në ngjarjen e ndodhur dy muaj më parë, ish-oficeri i policisë, për qëllimi e mbylljes së hetimeve pretendon është kërcënuar me armë në komisariat nga djali i deputetit socialist, i cili ka dhunuar një shtetase, me qëllim mbylljen e hetimeve.

Të pranishëm sipas ish oficerit Nuhu kanë qenë edhe babai i të akuzuarit, deputeti socialist Rrahman Rrahja dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deshmia-e-oficerit-balla-padit-bashen-kallezim-te-rreme
Recommended