Ora News - Përmbyset autobusi në Berat, në Lushnje makina përplaset me barrierat e rrugës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autobusi i linjës Skrapar-Tiranë ishte mbushur me pasagjerë në kohën kur doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në kanal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjes në Urë-Vajgurore.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar mes pasagjerëve që udhëtonin drejt kryeqytetit, veç lëndimeve të lehta dhe traumës së aksidentit.

Shoferi i autobusit në dëshminë e parë, tha se i kishte dalë përpara një fëmijë dhe ai u detyrua të bëjë një frenim të fortë.

Për pasojë mjeti rrëshqiti në rrugë e përfundoi i përmbysur në kanal.

Pasagjerët dolën pa probleme dhe e vijuan rrugën drejt destinacioneve me mjete të tjera.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici në funksion të sqarimit të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident u shënua në rrethrrotullimin e Kolonjës në aksin Fier-Lushnje.

Një automjet u përplas me barrierën anësore të rrugës e për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur lehtë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Rrethrrotullimi i Kolonjës është një prej njollave të zeza të aksidenteve në vend, ku në 6 muajt e fundit janë regjistruar 5 viktima.

Policia e Berati dhe Lushnjes thanë se kanë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e dy aksidenteve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/permbyset-autobusi-ne-berat-ne-lushnje-makina-perplaset-me-barrierat-e-rruges

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended