Ora News – Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përmbyset në mes të rrugës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet tip Ford është përmbysur në mes të autostradës në afërsi të Maminasit. Policia thotë se nuk ka viktima, por vetëm dy persona të lënduar. Automjeti ka bllokuar edhe qarkullimin në autostradë.
?Më datë 13.05.2017, rreth orës 11:00, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminaz, ka dalë jashtë rruge mjeti me targa AA 286 EY. Për pasojë janë aksidentuar lehtë drejtuesia e mjetit, shtetësia N. M. 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe pasagjeri, shtetasi A.D. 32 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën?, sqaroi policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-ne-autostraden-tirane-durres/

Recommended