Britani, gjysma e fëmijëve 10 vjeç me celular, ekspertët: Të shkëputur nga realiteti

  • 4 years ago
Pesëdhjetë përqind e 10-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë një smartphone sipas një raporti të rregullatorit mediatik Ofcom.


Numri i pronarëve të rinj të telefonave inteligjente rezulton të jetë dyfishuar në grupmoshat 9 dhe 10 vjeç, një fenomen të cilin Ofcom e cilësoi si ?epoka e pavarësisë digjitale?. Për më tepër, edhe 24% e fëmijëve 3 dhe 4 vjeç kishin tabletën e tyre, ndërsa 15% lejohen që ta marrin me vete në shtrat.

Raporti vjetor i Ofcom verifikon zakonet e kësaj natyre të fëmijëve dhe llojet e pajisjeve që ata përdorin. Studimi i vitit 2019 u bazua në më shumë se 3,200 intervista me fëmijë dhe prindër në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

?Telefoni celular është pajisja e parë që prindërit zgjedhin për fëmijët?, tha Yih-Choung Teh, drejtor i strategjisë dhe grupit kërkimor në Ofcom, që shton se për një pjesë të këtyre fëmijëve, që kurrë nuk kanë njohur një botë pa internet, në shumë aspekte nuk e bëjnë dallimin me atë reale?.

Raporti gjithashtu zbuloi se një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh më të rritur po përdorin media sociale për të shprehur mbështetjen e tyre për kauza dhe organizata sociale, me 18% prej tyre që kishin ndarë ose komentuar në një postim, dhe një në dhjetë të tjerë kishte nënshkruar një peticion në internet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ofcom#UnitedKingdom#TopChannel

Recommended