Report TV - Manastirliu nga spitali i Durrësit: Urgjenca po vlerësohet nga ekspertët për dëme
  • 4 years ago
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa fliste nga spitali i Durrësit ka deklaruar se të gjitha grupet e punës dhe spitalet janë në gatishmëri 100% për tu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Sipas Manastirliut, nga lëkundjet e tërmetit të fundit, nuk dihet ende nëse Urgjenca e Durrësi ka pësuar dëme të mëdha. ministrja ka thënë se godina po vëzhgohet nga ekspertët për të dytën herë për të përcaktuar më pas gjendjen e urgjencës. Ndër të tjera ministrja Manastirliu ka thënë se janë 18 qytetarë që janë paraqitur ditën e sotme në urgjencën e Durrësit nga lëkundjet e fundit.

Sipas ministres, në spitalin e Durrësit nuk ka asnjë person të plagosur rëndë, ndërsa tek Trauma në Tiranë, janë tre persona që janë në gjendje kritike pasi kanë plagë të rënda.
Recommended