Spitali u shemb nga tërmeti, urgjenca e Laçit zhvendoset në kishë, banorët: Katastrofë!
  • 4 years ago
Spitali i Laçit i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit do të shembet. Ndërkohë urgjenca e spitalit është zhvendosur përkohësisht në ambientet e një kishe kur pacientët për konsulta i drejtohen spitalit të Lezhës. Banorët shprehen të shqetësuar pasi u duhet të bëjnë rrugë për të marrë mjekim shëndetësor.

Që prej tërmetit të 26 Nëntorit urgjenca e spitalit të Laçit është zhvendosur në mjediset e një kishe ku po merret dhe ndihma e nevojshme për pacientët. Ndërkohë për sa i takon shërbimit spitalor për pacientët e planifikuar ata do marrin shërbimin në spitalin e Lezhës dhe të Tiranës. Pavionet e spitalit duken si gërmadha pasi janë bërë gati për t'u shembur. Godinës së spitalit i janë hequr dyert dhe dritaret.

Banorët e Laçit të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore shprehen mjaft të shqetësuar pasi u duhet të udhëtojnë deri në Lezhë për të marrë shërbimin mjekësor. ?Spitali problem, është në gjendje katastrofe. Shërbimet i marrin në disa vende. Spitali është baza, mos të vdesim. Ne shkojmë në Lezhë për të marrë shërbime që pas tërmetit. Këtu vijmë kot.

Urgjenca është këtu me nja 5-6 infermiere bashkë. Ne nuk dimë çfarë bëhet. Kemi nevoja dhe ishalla nuk na bie sëmundje se vdes në rrugë të madhe?tha një banor. Banorët janë në pritje të shembjes së godinës në mënyrë që të ndërtohet spitali i ri sa më shpejt. Godina e spitalit të Laçit u shpall e pabanueshme nga grupet e ekspertëve.
Recommended