Spitali i Durrësit me aparatura të reja, Manastirliu: Nisim investimet madhore në spitalet rajonale
  • 6 years ago
Spitali i Durrësit është pajisur me mamografi të re, grafi e fluoroskopi, grafi të lëvizshme dhe një sërë aparaturash të reja biomjekësore me vlerë 780 mijë euro që pasurojnë flotën e aparaturave të këtij spitali dhe garantojnë standart të lartë për ekzaminimet për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin rajonal të Durrësit ku deklaroi se jo vetëm ky spital por të gjithë spitalet rajonale do të ketë këtë vit investime të rëndësishme.

Nisim nga Durrësi investimet madhore për fuqizimin e spitaleve rajonale në infrastrukurë dhe pajisje biomjekësore, duke garantuar më shumë cilësi shërbimi afër vendbanimit të qytetarëve. Shembullin e QSUT do ta replikojmë në të gjithë spitalet e vendit. 4.5 milion euro janë investimet në aparatura në spitalet rajonale për këtë vit, për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
Recommended