Forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, Ministria Shëndetësie: Paraprijmë çdo skenar të mundshëm

  • 4 years ago
Koronavirus do të jetë prezent të paktën edhe për sezonin vjeshtë-dimër dhe për këtë arsye qeveria po përgatitet për çdo skenar të mundshëm. Kjo ka sjellë investimet dhe përgatitjen e infrastrukturës dhe ekipeve mjekësore të spitaleve rajonale në rrethe në mënyrë që të përballojnë një fluks të lartë të rasteve me COVID-19 nëse 4 spitalet COVID të përcaktuar për trajtimin e këtyre rasteve janë të tejmbushura dhe tejkalohet numri 500 i pacientëve të shtruar që janë planifikuar të mbajnë ato.

Gjatë një inspektimi në spitalin e Fierit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi punën dhe investimet të bëra në të.

?Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t?u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG?, tha Manastirliu.

Recommended