Mungesë të mjekëve specialistë në të gjithë spitalet e vendit
  • 4 years ago
Caktimi i një vizite te mjekët specialistë po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo për shkak të mungesës së kuadrit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik tregojnë se deficifi i lartë i mjekëve specialistë vërehet në të gjitha spitalet e vendit. Aktualisht janë 2 mijë e 216 specialistë mbi moshën 55 vjeçe. Ky Institut sqaron se në prag të pensionimit nga mosha 62-67 vjeçe specialiste femra janë 551, kurse nga mosha 64-67 vjeç specialistë meshkuj janë 171 të punësuar në të gjithë vendin.
Recommended