Pas SHBA, edhe Shqipëria jep pasaporta për të gjithë ata që lindin në territorin e vendit tonë
  • 5 years ago
TIRANË- Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda sqaron ndryshimet e parashikuara në projektligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare sipas të cilit parashikohet se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare do të jepet përmes lindjes, origjinës, lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, natyralizimit dhe birësimit.

( Kliko këtu ) Pr-Ligji për dhënien e shtetësisë shqiptare

Rovena Voda shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë së përbashkët shqiptare çka do të thotë se shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trojeve të tjera shqiptare nuk përfitojnë automatikisht prejt etnisë. Voda sqaroi se ndryshimet në ligj i japin mundësi të marrin pasaporta shqiptare ata që kanë lidhje gjaku me një person me shtetësi nga Republika e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se shteti mbetet i angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare. Zv. ministrja sqaroi se duke aplikuar Jus Solin, tashmë çdo person që lind në territorin e vendit tonë do mund të marrë shtetësinë shqiptare.

Jus Soli është termi juridik ,që vjen nga latinishtja, i cili përdoret për të treguar të drejtën e kujtdo të fitojë shtetësinë e një vendi ku ka lindur pavarësisht kombësisë. Kjo e drejtë ushtrohet në mënyrë të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në asnjë vend të Bashkimit Europian.

Voda sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin. Ndërsa për shtetësitë shqiptare të dhëna nga presidenti i Republikës që rezultojnë me probleme me ligjin, Voda tha se ajo mund të hiqet me propozim të ministrit të Brendshëm.
Recommended