Nafta në Shpirag, Balluku jep detajet: Lajm i mirë për ekonominë e vendit! Çfarë përfiton Shqipëria
  • 5 years ago
Një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe për rritjen ekonomike të vendit! Kështu e ka nisur konferencën përbashkët për shtyp ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e SHELL, Rohan D?Souza. Zbulimi i naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Qarkut Berat, ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë i pari i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje, sipas ministres, vendi ynë përfiton përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë, do stimulohet punësimi, si dhe do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase.

"Lajmet e mira zakonisht qarkullojnë shpejt dhe çfarë ne kemi thërritur sot që ju të jeni këtu për t?ju dhënë një lajm të mirë. Unë do desha që të kalonim më në detaje pasi është një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe dhe një ditë e shënuar për rritjen ekonomike të vendit. Pas disa vitesh aktiviteti kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania SHELL Abstream Albania, konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në bllokun dy dhe tre në zonën e Shpiragut Berat.

Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë i pari i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Kompania Shell ka qenë këmbëngulëse, në punimet e saj në pusin Shpirag 4, ku rezultatet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftë, gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke nxjerrë naftën me lehtë dhe më pak të kushtueshme.

Ky zbulim i jep SHELL garanci për të vijuar punimet në Shpirag 3, e për të përfunduar më pas programin e vlerësimit. Në fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përbush pritshmëritë, SHELL do fillojë prodhimin në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar, është 18 mijë fuçi në ditë, nga ky pus, potenciali është të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi.

Ky zbulim do ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë edhe për vendin. Sipas marrëveshjes së hidrokarbureve Shqipëria përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë. Do stimulohet punësimi, do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase. Do krijojë standarde më të larta, konfirmimi i këtij zbulimi i hap rrugë investimeve të ardhme. Jemi në kontakte me kompani të tjera të mëdha që kanë shprehur interes për investime në të ardhmen, por sqaroj se jemi në fazat e hershme", njoftohet në deklaratën e ministrisë.
Recommended