Ora News - Spitali i Lezhës nuk ofron mamografi, aparatura e prishur

  • 5 years ago
#oranews #mamografia #spitalilezhe
Shumë gra e vajza në Lezhë shfrytëzuan mbërritjen për një ditë të një mamografie të lëvizshme për të kryer ekzaminimin që shpëton jetë. Spitali rajonal nuk e ofron këtë shërbim, ndaj Ministria e Shëndetësisë thotë se ka vendosur mes prioriteteve një aparaturë të re.

Gratë e vajzat e Lezhës shfrytëzuan mbërritjen për një ditë të një mamografie të lëvizshme për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit.

Prej kohësh ato janë detyruar të udhëtojnë drejt Shkodrës apo Tiranës për ekzaminimin, pasi spitali rajonal nuk e ofron shërbimin.

Aparatura e dhuruar për spitalin, ka një defekt dhe riparimi kushton shumë edhe për shkak të teknologjisë së vjetër.

Por zëvendësminisrja e Shëndetësisë thotë se e ka vendosur blerjen e një mamografie të re mes prioriteteve për këtë vit.

Ardiana Jaku: Mamografia në spitalin e Lezhës, ajo që erdhi dhe u dhurua si donacion, nuk ishte e duhura. Mungonte një pjesë e cila kushtonte shumë më shumë sesa po të blihet e re. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në prioritet blerjen e kësaj pajisje për spitalin e Lezhës.

Nga Lezha, numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë ftoi gratë të moshës 40 deri në 49 vjeç që të depistohen falas edhe për kancerin e qafes së mitrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spitali-i-lezhes-nuk-ofron-mamografi-aparatura-e-prishur
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended